Janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti në vend, teksa mësohet se epiqendra ka qenë në Shijak. Sipas EMSC, lëkundjet ishin me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter me thellësi vetëm 2 km.
Epiqendra ndodhej 27 km nga Tirana dhe 12 km nga Vora. Ndërkohë që gjatë natës janë ndjerë lëkundje me magnitudë jo më shumë se 3 të shkallës Rihter.

