Gjykata Speciale pritet të marrë nesër vendimin nëse do të rinisë ose jo ndjekja penale për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjecarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008, iu drejtuan në muajin shkurt të këtij viti organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Mediut.

Tashmë, prej shumë vitesh, që nga viti 2012, nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të gjykuar të vetmin, person të hetuar por të pagjykuar për ngjarjen e Gërdecit, argumentojnë ata.

SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj Mediut dhe tashmë është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të dhënë dritën jeshile.

Gjykimi do të behet nga gjyqtari Erion Çela në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here