Pas nje ndjekjeje spektakolare policore ne qender te Athines, arrestohen dy shqiptare te rrezikshem, te pajisur me arme.
Mediat greke raportojne se dy shqiptare te moshave 30 dhe 37 vjec, emrat e te cileve nuk behen te ditur, u arrestuan në Athinë nga policia e DI.AS Group.
Ata akuzohen per vjedhje, mosbindje te policise, armembajtje pa leje dhe trafik droge. Sipas policisë greke te Athines, dy shqiptaret qe udhetonin me një makinë private në Patission Street refuzuan të ndalonin pas sinjalit te policise për kontroll.
Menjëherë pas kësaj, shqiptaret shtuan shpejtësinë duke u përpjekur për t’u larguar por pa rezultat pasi u kapen nga policia.
Nderkohe eshte konstatuar se makina private me te cilen u kapen shqiptaret rezultoi e vjedhur, ndërsa 30-vjeçar shqiptar nuk kishte dokumenta qendrimi per ne Greqi
