Gazetari Elton Qyno ka treguar motivet që mund ta kenë çuar Luftar Reçin të pendohej dhe të zbardhte dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, ajo e Klodian Salit dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj. I ftuar në studion e “Report TV”, Qyno tha se mendon se arsyeja kryesore që e ka bërë Reçin të rrëfehet është frika nga eliminimi.
Gazetari shtoi gjithashtu se koha ka treguar se të përfshirit në krime të bujshme, rrëfehen dhe pendohen vetëm kur kërcënohen nga vetë bandat me jetë ne tyre apo të familjarëve të tyre.
“Miqtë nuk e mbështesin më, e kanë shitur. Mendoj se ka arsye më të mëdha, eliminimi i tij fizik ndoshta e bën të dorëzohet dhe të rrëfehet. Koha ka treguar se personat e përfshirë në krime janë penduar dhe rrëfyer kur janë vënë përballë ekzistencës së tyre. Si në raste të tjera. Këta rrëfehen kur ndjejnë rrezik për veten, familjen apo fëmijët që kanë lënë pas, në këto kushte fillojnë dhe bashkëpunojmë,”- tregon Qyno.
