Ish-deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj i është nënshtruar një operacioni në Itali.
Lajmin e bën të ditur bashkëshortja e tij, që ka shpërndarë foton, duke falënderuar mjekët për punën që kanë bërë.
Statusi i Valentinës:
Finalmente! Një falënderim të veçantë për doktorin shqiptar që mori pjesë në operacionin e bashkëshortit tim këtu në Morciano di Romagna, por e them me keqardhje për vendin tim, si nuk u jepet mundësia dhe kushtet doktorëve që të zotërojnë punën e tyre në vendlindje. Janë aq të zotë mjekët tanë nëpër botë se u jepet mundësia të zotërojë punën dhe të vlerësohet. Se për mjekësi që ka ngelur, Shqiperia ia kalon Afrikës. Zot, ndihmoji shqiptarët, kudo që ndodhen!