Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndodh sot, të gjithë sytë nga qielli një nga shfaqjet më aktive dhe të mahnitshme të këtij viti

14:00 / December 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 767caa0604c124464b1032ae01f0734d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shiu i meteorëve Geminid, ishte një nga shfaqjet më aktive dhe të mahnitshme të këtij viti, sipas shoqërisë amerikane të meteorëve. 

Kulmi i shiut të meteorëve këtë vit, arrihet mbrëmjet e 13 dhe 14 dhjetorit dhe nëse qiejt do të jenë të pastër, do të shihet një spektakël i bukur topash zjarri.

Ky fenomen, u regjistrua për të parën herë në 1862 dhe risjell spektakël çdo dhjetor. Edhe pse shiu i meteorëve Geminid është i famshëm për yjet e tij që bien, numri i meteorëve të dukshëm do të varet shumë edhe nga fakti se sa i errët është qielli. Fatmirësisht, sipas ekspertëve, hëna do të jetë jo e plotë këtë mbrëmje ndaj do të jetë më e lehtë të shihen meteorët që përshkojnë qiellin.

Asteroidi 3200 Phaethon është përgjegjës për këtë shi meteorësh që është jo i zakontë për shkak se zakonisht janë kometat, dhe jo asteroridët ato që i japin jetë fenomenit. Shkencëtarët kanë debatuar gjatë ndërkohë për natyrën e Phaethon.

Asteroidi që i afrohet jo pak tokës, është lidhur me kometat shpesh. Ai u zbulua në tetor 1983 dhe mori emrin e mitit grek të djalit të heliosit, zotit të diellit, sepse ai i afrohet shumë diellit tonë. Phaethon rrotullohet rreth diellit në një distancë më të afërt se cdo steroid tjetër dhe do 1.4 vite që të përfundojë orbitën e tij.

Asteroidi nxehet në mbi 700 gradë celcius kur i afrohet më shumë diellit e kjo bën që mbetje të tij të lëshohen. E pikërisht këto mbetje shkaktojnë shiun e meteorëve kur ato hyjnë në atmosferën e tokës me një shpejtësi prej mbi 35 mijë metrash për sekondë, duke u djegur në ato që ne i quajmë yje që bien…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.