Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare ish-mbrojtësi i Francës, Jean-Pierre Adams.
Ky i fundit, ka kaluar 39 vitet e fundit të jetës në koma, pas një gabimi gjatë anestezisë në një spital të Lonit në vitin 1982, ku po i nënshtrohej një operacioni në gju. Gjatë karrierës së futbollist, Adams ka luajtur për ekipe si PSG, Nimes dhe Nice.
Një gjykatë në Lion vendosi që mjekët ishin fajtorë për dëmtim pa dashje. Bashkëshortja e tij, Bernadette kishte hedhur gjithmonë poshtë mundësinë e eutanazisë, edhe pse kishte shumë njerëz, mes tyre edhe ish-kolegë të Adams, të cilët thoshin se nuk ia vlente të jetonte në atë mënyrë.
