Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka reaguar ndaj fjalëve të Robert Radojës një ditë më parë lidhur me teatrin, ku iu drejtua Ndrenikës me fjalët: Pse u shite miku im?
Vetë aktori i madh është shprehur se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. “Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, thotë Ndrenika. Për fjalët e kolegut të tij, që në njëfarë mënyre e akuzon se u lejua të manipulohet nga politika, ai shprehet:
Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, thotë me ironi Ndrenika. Gjendjen e rënduar të aktorit e pohojnë edhe miq të tij.
Lexo edhe – Thirrja e fortë e Radojës: Mos e politizoni kauzën, artistët jo kukull në sqetullën…
Ndrenika që në fillim të protestave është shprehur për nevojën e ngutshme për një teatër të ri, duke këmbëngulur që asnjë pjesë të mos i kalojë privatit. Së njëjtës deklaratë i qëndron edhe sot, duke shpresuar për një teatër më të mirë për brezin e ri.
