Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshimet Kushtetuese/ Mblidhet sot Këshilli Politik, Rama i pranishëm në bisedime

08:50 / July 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KESHILLIPOLITIK
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mblidhet sot Këshilli Politik, ku palët do të ulen sërish përballë njëra-tjetrës për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga maxhoranca për ndryshimet kushtetuese siç janë listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Nisma e votuar në Komisionin e Ligjeve është kundërshtuar nga ndërkombëtarët dhe opozita e bashkuar, e cila kërkon rikthimin e diskutimeve në Këshillin politik pa prekur marrëveshjen e 5 qershorit.

Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri pasi mori përgjigjen e opozitës së bashkuar, zgjodhi një prej datave të propozuara më herët. Kështu palët pritet të ulen sot në orën 11:00.

“Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00”,- theksohet në njoftimin e mazhorancës.

Ndërsa kryeministri Rama pritet të negociojë vetë detajet e marrëveshjes së mundshme mes tyre, kryedemokrati Lulzim Basha nuk do ulet në një tryezë me të, duke ia besuar ekspertëve rreth tij, çështjet teknike.

Këshilli Politik tashmë do të ketë në përbërje 7 anëtarë, nga mazhoranca Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, nga opozita jashtëparlamentare Gazment Bardhi, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, kurse nga opozita parlamentare Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Fillimisht idenë e dha PD, e cila u pranua nga Rama, më pas e mbështetur nga ndërkombëtarët teksa opozita parlamentare duket se ka rënë dakord me këtë zgjidhje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.