Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të takohen sot me krerët e grupeve parlamentare të opozitës.
Ky takim do të mbahet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë ndryshimet kushtetuese për të cilat ende nuk është arritur në një dakordësi mes palëve.
