Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshimet në ligjin e duhanit, masa të ashpra për lokalet, cigaret jo më në markete

17:11 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
54350487 252846942316231 6839296894129143808 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pirja e duhanit  në ambiente publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë  të ashpërsojë ligjin duke propozuar masa drastike ndaj bizneseve.

 Grupi i punës ka kërkuar mbylljen e aktivitetit  deri heqjen e licencës për subjektet që gjobiten disa herë  për  duhanpirje në ambiente publike.

 Ndërkohë në draft  janë vendosur dhe afate.

Në rast të penalizimit me gjobë me shumë se tre herë në një periudhë kohore prej tre muaj rresht ndaj subjektit të tatueshëm merret masa e pezullimit të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës .

Nëse për 13 vjet  me ligj ndalohej vetëm  pirja e cigares, tashmë do të ndalohen edhe format e tjera të duhanpirjes si nargjileja, cigarja elektronike apo  duhanet pa tym.

Ndërsa  tregtimi i duhanit nuk do të bëhet më në market apo në dyqanet e lagjeve. Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend, raporton A2.

 “Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruar të lajmërojnë Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, për çdo produkt të ri jo karakteristik që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme”.

Ndryshimet e propozuara do të konsultohen me grupet e punës dhe në komisionin e shëndetësisë.

Ndërkohë sipas të dhënave  nga INSTAT  dekadën e fundit është ulur me 7% numri i meshkujve që pinë cigaren dhe është rritur me 1 % duhanpirja nga femra.

cigaret lokalet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.