Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshimet në qeveri, Ngjela: Ministrat nuk ikën prej sudentëve, por nga reforma në drejtësi

19:51 / December 29, 20183 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela 1
Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet e djesjme në qeveri nuk i ka lënë pa i komentuar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela.  Përmes një statusi në profilin e tij ka komentuar se cila është arsyeja e vërtetë që Rama largoi shtatë ministrat.

Sipas Ngjelës, Rama e kuptoi që ministriat i ka kapur Reforma në Drejtësi, e cila tashmë sipas avokatit e ka mbyllur qarkun dhe shpejt do të fillojë goditjen penale.

 

‘E kuptoni gjendjen ku jemi? Kryeministri shqiptar, mos vallë e morri vesh se ministrat e tij janë të paaftë nga studentët pas pesë vjetësh që po punon me ta!!!! Të jetë kaq i paaftë vallë ky kryeministër?’, e nis shkrimin e tij Spartak Ngjela.

 

SHKRIMI I PLOTË I AVOKATIT:

 

E kuptoni gjendjen ku jemi? Kryeministri shqiptar, mos vallë e morri vesh se ministrat e tij janë të paaftë nga studentët pas pesë vjetësh që po punon me ta !!!!

 

Të jetë kaq i paaftë vallë ky kryeministër?

 

Po ky akt nuk është fare çështje aftësie apo paaftësia individësh, se këta Rama i ka “njohur” që kurse i ka vendosur. Prandaj, pikërisht për këtë këtu nuk jemi te aftësia apo te paaftësia e ministrave, por jemi të Përralla e Fuçisë e Xhonatan Suiftit.

 

Kur balena – thotë Suifti – mësyn një anije, për të shpëtuar anijen nga mbytja  që mund t’i bëjë asaj balena, marinarët i hedhin balenës një fuçi dhe, në kohën kur ajo merret me fuçinë,  marinarët shpejtojnë të shmangin anijen.

 

Por, a e di Rama se cila është balena; studentët janë apo është USA? Apo të dy këta bashkë?

 

Në fakt këtu fillon politika.  Domethënë frika e Ramës.

 

Balena që ka mësyrë Ramën  nuk tërhiqet nga fuçia ajo do vijojë t’i sulet anijes. Studentët do vijojnë protestën e tyre antikorrupsion dhe antivarfëri të imponuar në Shqipëri.

 

Shqiptarët sot e kanë shpresën anti korrupsion të studentët, dhe studentët e dinë. Madje tani të gjithë protestuesit janë kundër të gjithë lidërshipit politik,  mazhorancë dhe opozitë. Atëherë?

 

Por, mos ndoshta Rama ka kthyer rrugë dhe befas është bërë me antikorrupsionin që po drejtohet nga USA në Shqipëri çprej dy vjetësh?

 

Nuk besoj se mund të zgjidhet dot kriza aktuale me ministra të rinj, se kjo është njëherësh edhe krizë morale, edhe krizë ekonomike. Madje kriza morale ka sjellë edhe krizën ekonomike në Shqipëri.

 

Nga fjalët e Ramës kuptohet që ministrat i ka kapur Reforma në Drejtësi. Domethënë siç duket Rama ka nisur t’i përshtatet Reformës për të mposhtur krizën morale. Mendojmë se këtu qëndron sekreti i kësaj politike të re. Por këtu fillon edhe beteja, sepse çdo reformë e këtij lloji i çon të korruptuarit e mëdhenj në një proces penal. Gjithsesi strategji të tilla fillojnë gjithmonë kundër korrupsionit që është në qeverisje,  e mandej shkojnë edhe te ata që kanë qenë në qeverisje e që tani janë në opozitë. Kjo tani është metodë.

 

Rama duket se e ka pranuar.

 

Dje dhe sot ka pasur dy indicje që vërtetojnë analizën tonë: është ONM që lajmëroi se  Reforma e ka mbyllur qarkun dhe shpejt fillon punën e goditjes penale;  dhe Rama që goditi ministrat të cilët kanë pasur në dorë paratë e buxhetit të shtetit dhe drejtimin juridik të tenderave,  të  konçesioneve etj.

 

Gjithsesi duhet parë sesi do të precipitojnë ngjarjet dhe cila është balena së cilës Rama i hodhi dje fuçinë…

 

 

Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kërkesat e protestuesve për qeveri tranzitore 12 mujore, Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit, PS në fund do dalë më e fortë

22:33 / June 22, 2026

BE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

20:59 / June 22, 2026

Gjermania distancohet nga protestat në Tiranë: Janë çështje e brendshme politike e Shqipërisë

19:50 / June 22, 2026

Durrës/ Nuk ndalon para Policisë, përplas 5 automjete gjatë tentativës për tu larguar

16:08 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.