Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas ndryshimeve në qeverinë Rama këtë fundviti.
Duke komentuar largimin e Gent Cakaj nga posti i ministrit në detyrë i MEPJ-së, ambasadorja Kim e falënderon atë duke thënë se marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon, për shkak të udhëheqësve të tillë.
“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet, përfshirë NATO dhe aleatët. Miqësia mes dy vendeve tona vazhdon, për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!
