Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ndryshimet në statut të Bashës, Rithemelimi kërkon pezullim të procesit

13:29 / October 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5723
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e ka njohur Rithemelimin si palë të tretë në procesin gjyqësor ku përfaqësuesit e Bashës kërkojnë regjistrimin e ndryshimeve në statut të marra në Kuvendin e 2 Shtatorit. Por seanca në Dhomën Civile u shty për shkak të kërkesës së përfaqësuesve të Gazment Bardhit. Gjykata u kërkoi këtyre të fundit të sjellin autorizimin e nevojshëm. Çlirim Gjata kërkoi pezullimin e procesit derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që Rithemelimi ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në Shkallë të Parë çështjen e logos dhe vulës. Sipas tij, një vendim i gjykatës për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit, do mbivendoste dy vendime të ndryshme.

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike zyrtare kërkuan në seancën e së mërkurës që të regjistronin edhe vendimmarrjet e PD zyrtare të datës 27 korrik, referuar mbledhjes së kryesisë së 6 qershorit ku u vendos të fillojë procesi për zgjedhjen e kryetarit. Por Gazmend Bardhi kërkon që të shpallen nul vendimet e kryesisë.

Përfaqësuesit e PD zyrtare Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa e kundërshtuan legjitimimin që i pranoi si palë të tretë. Kthupi u shpreh se përfaqësimin nuk mund ta bëjë Rithemelimi, pasi i ka mbaruar tagri ligjor. Ndërsa Indrit Sefa i kërkoi sqarime gjykatës në lidhje me legjitimin e palëve dhe vendimin e ndërmjetëm të marrë nga gjykata më 3 tetor. Sefa kërkoi sqarime nëse është legjitimuar PD me 3 grupime të PD apo vetëm një PD me palët e tjera.

Gjykata sqaroi se gjykata i ka thirrur si palë të treta pasi kanë interes për çështjen. Në Kuvendin e 2 Shtatorit të thirrur nga Basha pati disa ndryshime në statut mes të cilave, kryetari i partisë, të jetë edhe kreu i Grupit Parlamentar.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme/ 310 persona të lënduar që nga 13 tetori, 191 prej tyre efektivë të Policisë

22:57 / October 19, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.