Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshon çmimi i siguracionit të makinave, nis nga 1 prilli bonus-malus

17:23 / March 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
siguracionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis nga 1 prilli mbajtja e historikut të dëmeve për drejtuesit e makinave sipas sistemit bonus-malus. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në mbledhjen e radhës miratoi udhëzimin “Mbi zbatimin e sistemit bonus-malus në sigurimin MTPL e brendshme”.

Udhëzimi parashikon që për një vit do të krijohet historiku i dëmeve të shoferëve, ndërsa zbatimi i ligjit të ri nis më 1 prill 2020. Historiku i dëmeve që do të mbahet për shoferët do të përcaktojë se ata që kanë bërë aksidente gjatë një viti do të paguajnë çmim më të lartë të sigurimit, ndërsa kush nuk ka kryer aksident do të paguajë tarifë më të ulët. Në udhëzimin e ri, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare parashikon ulje çmimi edhe për makinat që janë me fuqi të ulët motorike.

“Në bazë të udhëzimit të miratuar nga Bordi i Autoritetit, krijimi i historikut për vënien në zbatim të sistemit fillon më 1 prill 2019. Përveç historikut të dëmeve (‘BonusMalus’), faktorë të tjerë risku që ndikojnë direkt në çmimin e primit të sigurimit janë edhe territori, ku qarkullon mjeti dhe fuqia motorike e tij”, sqaroi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

SI DO TË LLOGARITET SIGURACIONI

Sistemi bonus-malus për çmimet e siguracioneve parashikon që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme.

Gazeta boton tabelën e koeficientëve sipas çdo klase. Për çdo kategori është vendosur edhe një koeficient. Ky koeficient është më i lartë për ata shoferë që bëjnë aksidente dhe më i ulët për ata që nuk bëjnë të tilla. Në varësi të historikut të aksidenteve të çdo shoferi do të ndryshojë edhe çmimi i siguracionit.

Referuar tabelës, për klasën e parë, koeficienti është 0.5, ndërsa për klasën e 18-të shkon në 2. Sipas këtij sistemi parashikohej që të gjithë shoferët, si dhe drejtuesit e rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit të regjistrohen në klasën e 13-të, ose siç njihet ndryshe klasa hyrëse, e cila do të aplikohet mbi primin e rrezikut me koeficient me vlerë të barabartë me 1″.

Për klasat nga 1 në 12, koeficienti do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet. Në udhëzim janë parashikuar edhe si do bëhet zhvendosja e shoferëve nga një klasë në tjetrën. Ulja e klasës së riskut me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë aksident gjatë vitit të kontratës, ku përfiton ulje të çmimit. Në rast se shoferi shkakton një aksident gjatë një viti do të rritet në dy klasë.

Nëse shkakton dy, tre apo dhe katër aksidente gjatë vitit do të rritet me pesë klasë të riskut. Rritja e klasës në bazë të aksidenteve do të thotë rritje të koeficentëve për llogaritjen e siguracionit, çka sjell automatikisht që ata që kryejnë aksidente do të paguajnë çmime më të larta se të tjerët. Në rast se një shofer nuk ka bërë asnjë aksident nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, ai klasifikohet në klasën e 13të, së cilës i përket koeficien ti 1.

Pra, siguracioni i tij do të jetë 16 mijë lekë (16.000 x 1). Në rast se një shofer ka bërë aksident, ai do të rritet në klasë. Pra, në këtë rast shkon në klasën 15. Klasa e 15 ka një koeficient 1.3. Shoferi do të duhet të sigurohet jo më për 16 mijë lekë, por për 20.800 lekë (16.000 x 1.3). Pra 40,800 lekë më shtrenjtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Marrëzi mos të duash investimin në Zvërnec”, Spaho: E vështirë të thithësh investitorë të tillë!

20:58 / July 7, 2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

20:18 / July 7, 2026

QKB apel bizneseve: Pasqyrat financiare për vitin 2025 të dorëzohen brenda 31 korrikut

14:37 / July 7, 2026

Rivlerësimi i pronave, qytetarët dhe bizneset kanë kursyer mbi 104 milionë euro nga tatimi 5%

12:33 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.