Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndryshon metodologjia e zgjerimit, çfarë parashikohet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

13:17 / February 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Oliver Varhelyi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Europian ka prezantuar sot propozimin për metodologjinë e re të zgjerimit. Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se qëllimi i propozimit është të rivendosë perspektivën e besueshme të BE për Ballkanin Perëndimor.

“I gjithë procesi duhet të jetë më i besueshëm, më i parashikueshëm, më dinamik dhe më politik”, tha ai.

Pikat kryesore të dokumentit përfshijnë përmbledhjen e kapitujve negociues në fusha tematike, mundësinë e vlerësimit të reformave me më shumë fonde, por gjithashtu sanksionon mungesën e përparimit duke vendosur negociatat në fusha të caktuara, ose në raste më të rënda, pezullim i përgjithshëm i tyre.

Një fokus më i madh duhet ti jepet bazave për sundimin e ligjit dhe institucioneve demokratike propozon Komisioni. Sipas dokumentit, BE duhet të tregojë përkushtimin e saj të palëkundur për një proces të bazuar në meritë, dhe mekanizma si samite të rregullta BE-Ballkani Perëndimor, konferenca ndërqeveritare specifike për vendin dhe një përqëndrim në çeshtjet politike nga organet e Stabilizim Asociimit.

Një tjetër propozimi i dukshëm është dhe angazhimi politik publik i autoriteteve të tyre për qëllimin strategjik të pranimit në BE që do të vlerësohet më qartë në raportet vjetore.

Ndryshimet e propozuara nuk përfshijnë vendet që kanë nisur tashmë proceset e tyre të pranimit, Serbia dhe Mali i Zi. Sidoqoftë, ata mund të vendosen brenda kornizave ekzistuese me marrëvshjen e këtyre vendeve.

“Mesazhi im për miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit të BE: Sot Komisioni Evropian propozon një plan të besueshëm dhe dinamik, duke i hapur rrugën çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zgjerimi i BE është një situatë “vvin-vvin”, shkruan në Tvvitter Ursula von der Leyen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Petri Bozon, producenti lirohet nga paraburgimi dhe kalon në “arrest shtëpie”

20:35 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.