Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndryshon skema për punësimin e mësuesve, ministrja: Ja prioritetet

09:24 / January 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
besa shanihi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Skema e vlerësimit të mësuesve me qëllim punësimin e tyre, do të pësojë sërish ndryshime.

Ky është edhe shkaku i pezullimit të procedurës së dorëzimit të dosjeve në Drejtoritë Arsimore Vendore prej gati një muaji. Detajet që do të jenë pjesë e udhëzimit që parashikon lëvizjet paralele, emërimet dhe largimet nga puna të mësuesve i sqaroi një ditë më parë vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një dalje publike për mediat.

“Jemi në proces të përfundimit të një rregullimi të udhëzimit numër 38, që për shumicën e njerëzve që po na shohin nuk ka kuptim, por mësuesit e dinë shumë mirë se ky është udhëzim, me të cilin rregullohet punësimi i tyre dhe Drejtoritë Arsimore, Zyrat Arsimore duhet ta respektojnë me përpikëri”.

NDRYSHIMET

Janë tri ndërhyrje në udhëzim që lidhen me peshën e treguesve të caktuar në dosje, punësimin e mësuesit ndihmës, si dhe punësimet e mësuesve të lëndëve të përgjithshme në shkollat profesionale. Së pari, mesatarja e bachelor-it dhe masterit, si dhe njohja e mirë e një gjuhe të huaj do të kenë më shumë vlerë në listën e treguesve që finalizojnë vlerësimin e dosjes personale të çdo mësuesi, e cila ka 30% të peshës totale të pikëve në renditjen për punësim.

Një tjetër çështje me interes janë mësuesit ndihmës, të cilëve kjo administratë iu ka dhënë prioritet më shumë se asnjëherë tjetër, duke e çuar numrin e tyre mbi 700 në rang vendi. Në udhëzim do të ketë një nen të veçantë, me kushtet që duhet të plotësojnë këta të fundit për të qenë pjesë e trupës pedagogjike ndihmëse në një shkollë.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me shkollat profesionale, të cilat do të pranojnë edhe mësues të përgjithshëm, ndonëse nuk varen nga Ministria e Arsimit. Me këto ndryshime, që kanë mbajtur pezull edhe testimin e “Mësues për Shqipërinë”, i cili duhet të ishte kryer deri më tani, sipas ministres, mbyllet cikli i punësimeve dhe rregullohet një problematikë në shkollat e arsimit profesional, që janë nën mbikëqyrje të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Me bashkëpunimin e ri, punësimi i tyre do të bëhet sipas rregullave të portalit, që i nënshtrohet çdo mësues në vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut

16:06 / June 27, 2026

Përleshje me grushte në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës plenare

15:56 / June 27, 2026

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026

Shqipëria përshpejton dixhitalizimin e pagesave/Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: a jemi gati?”

09:43 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.