Në aplikacionin IGTV, pra televizioni i Instagram që erdhi për përdoruesit një vit më parë ku mund të transmetosh dhe video më të gjata se 60 sekonda, vjen një tjetër risi.
Platforma ka vendosur t’u sjellë mundësinë krijuesve të ngarkojnë video horizontale, formati tipik për kinema dhe televizion, që nuk do të jetë më vetëm vertikal.
Ndryshimi vjen nga kërkesat e mara qoftë nga krijuesit e videove dhe nga shikuesit, thotë Instagram në një postim ku thekson: “Në shumë mënyra,hapja e Igtv për videot jo vetëm vertikale është e ngjashme si në 2015 kur Instagram u hap për formate të ndryshme fotosh jo vetëm atë kuadrat. Kjo i dha mundësinë krijimtarisë për tu rritur e zhvilluar, dhe besojmë se kjo do të ndodhë dhe me Igtv”.
Formati vertikal është ideal për video që kanë një person në plan të parë, ndërsa ai horizontal bën të ditur Instagram, ka pika të tjera të forta, që kanë të bëjnë për shembull me video sportive ku lëvizja i përket shumë personave.
