Kreu i shtetit Ilir Meta zgjodhi këtë mëngjes të postojë një foto nga arkivi me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ku në sfond është dhe kryeministri Edi Rama, për të folur për takimin e djeshëm me kryeparlamentarin dhe për të dhënë mesazhin se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie.
“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”, shkruan Meta.