Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në Europë ulet pritshmëria për të jetuar pas Covid-19; Si krahasohet Shqipëria me rajonin

13:39 / April 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
te moshuarit 750x500 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jetëgjatësia e pritshme për një të sapolindur është rritur në dekadën e fundit në Bashkimin Europian, sipas një publikimi të fundit të Eurostat.

Statistikat zyrtare tregojnë se jetëgjatësia është rritur, mesatarisht, me më shumë se dy vjet në dekadë që nga vitet 1960. Sidoqoftë, të dhënat më të fundit të disponueshme sugjerojnë që jetëgjatësia ka mbetur në vend, ose madje ka rënë në vitet e fundit në disa shtete anëtare të BE-së.

Për më tepër, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia e pritshme në lindje ra në shumicën dërrmuese të Shteteve Anëtare të BE-së, që kanë të dhëna të disponueshme për vitin 2020. Uljet më të mëdha u regjistruan në Spanjë (-1.6 vjet krahasuar me 2019) dhe Bullgari (-1.5), ndjekur nga Lituania, Polonia dhe Rumania (të gjitha -1.4).

Burrat ishin më të prekur në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme për vitin 2020, me uljet më të mëdha të jetëgjatësisë së regjistruar në Bullgari (-1.7 vjet), Letoni dhe Poloni (të dy -1.5 vjet) si dhe Spanjë dhe Rumani (të dy -1.4 vjet).

Jetëgjatësia e pritshme në lindje është numri mesatar i viteve që një fëmijë i porsalindur do të jetonte nëse u nënshtrohej kushteve aktuale të vdekshmërisë (nivelet e vdekjeve të vërejtura për periudhën aktuale) gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tij.

Shqipëria, me pritshmërinë më të gjatë për të jetuar në rajon

Për Shqipërinë, të dhënat e fundit të disponueshme, që publikon Eurostat janë për vitin 2019.

Një shqiptar pritet të jetojë 79.1 vjet. Në krahasim me 2013-n, pritshmëria për të jetuar për një të sapolindur është rritur me 1.2 vjet. Një i sapolindur shqiptar pritet të jetojë më gjatë sesa një kroat, polak, malazez, maqedonas, serb, rumun. Bullgaria është shteti që ka pritshmërinë më të ulët për te jetuar me 75.1 vjet. Bullgaria është dhe shteti që ka vdekshmërinë më të lartë në Europë në raport me popullsinë.

Jetëgjatësia e pritshme në Shqipëri është 2.2 vjet më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Nuk ka të dhëna për vitin 2020, se sa e ka ndikuar Covid-19 këtë tregues për Shqipërinë, që deri tani ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë shtesë.

Më gjatë në Europë pritet të jetojnë zviceranët dhe spanjollët, me nga 84 vjeç secili. Më pas renditen italianët (83.6), islandezët (83.2), francezët, suedezët, norvegjezët, me rreth 83 vjet.

Për Italinë, që u godit e para nga Covid 19, pritshmëria për të jetuar u ul me 1.2 vjet në 2020-n, ndërsa rekordin e mban Spanja me -1.6 vjet./ Monitor

eurostat scaled

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.