Beyonce po i bën të gjitha paraqitjet e saj glam në “Instagram” dhe këtë herë ka zgjedhur një pamje gotike e gjitha me të zeza.
Fustani që ka zgjedhur është nga Alessandra Richi dhe tregon anën më seksi të këngëtares, me një pjesë të këmbës jashtë. Kombinimi për sa i përket bizhuterive është një dhe i vetëm, diamante. Takat janë të zeza, po ashtu edhe çanta me syzet.
Në rrjet nuk munguan komentet që përshkruanjn veshjen e Beyonce si perfekten për funeralin e ish-it.