Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Në garë për licencat e reja, 559 kandidatët që testohen për Fizioterapi dhe Mami

12:40 / January 21, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infermiere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konkurrimi për licencat e reja në shëndetësi do të vijojë edhe përgjatë javës së ardhshme. Janë me qindra kandidatë, të shkencave mjekësore teknike në profilet Fizioterapi dhe Mami,  që do të hyjnë në provimin e shtetit për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit në këto dy specialitete.

Pas vlerësimit të bërë edhe në bashkëpunim me urdhrin profesional, Qendra e Shërbimeve të Arsimit bën me dije se provimet e shtetit për këto kategori do të zhvillohen në datat 23-27 janar, sipas grafikut të përcaktuar në secilin profil.

Ditën e djeshme është konfirmuar edhe lista zyrtare e 559 kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në provimin e shtetit për të fituar licencën profesionale të fizioterapistit dhe Mami. Të parët që do të fillojnë me provimet, të hënën e datës 23 janar janë kandidatët e fizioterapisë, për të cilët provimet do të vijojnë për dy ditë me radhë. Në këtë profil garojnë për të fituar lejen e ushtrimit të profesionit 187 kandidatë. Ndërsa në datën 25 provimet do të zhvillohen në specialitetin Mami, ku do të garojnë 372 kandidatë. Listën e detajuar të kandidatëve që plotësojnë kushtet për të dhënë provimin e shtetit javën e ardhëshme për secilin profil e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Për secilin prej tyre është përcaktuar data dhe ora specifike se kur duhet të paraqiten në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit për të zhvilluar provimin e informatizuar. Ekspertët e kësaj qendre, këshillojnë çdo kandidat që të vlerësojnë me kujdes oraret e përcaktuara, pasi në të kundërt nuk do të mund të japin provimin nëse nuk paraqiten në afatin e duhur.

Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, bëhet e ditur se nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar nga QSHA, çka do të thotë se nëse nuk do të paraqiteni në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ju, sipas listës së shpallur, do të duhet të prisni sezonet e ardhshme të testimeve për të garuar sërish për lejen e ushtrimit të profesionit. E ndërkohë nuk do të mund të aplikoni për vendet e lira të punës që mund të raportojnë strukturat mjekësore publike apo private që funksionojnë në vendin tone për punonjës të këtyre dy profileve mjekësore.

Sipas rregullave të deklaruara më herët, në ditën e provimit, kandidati duhet të paraqitet pranë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit 30 minuta përpara orarit të nisjes së provimit, teksa duhet të jetë i pajisur me Kartë ID ose Pasaportë (dokumenti origjinal) dhe kopje të tyre, faturën origjinale me vulën përkatëse të pagesës së tarifës së provimit, të kryer në një bankë të nivelit të dytë bazuar në herën e pjesëmarrjes, teksa me vete duhet të keni edhe maskën mbrojtëse.

Mungesa e një prej këtyre dokumenteve ju penalizon duke ju lënë jashtë testimit, çka do të thotë se duhet të prisni sezonet e ardhshme për të hyrë sërish në testin e licencës.

Për të qenë kalues në këtë provim duhet të siguroni mbi 50 pikë me përgjigjet e dhëna. Në ndihmë të kandidatëve që do testohen në këto profile, Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimi.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara.

Lista-fizioterapiDownload
Lista-MamiDownload

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.