Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ne jemi dëmi kolateral i mosmarrëveshjeve të BE-së”, Rama për “Irish Times”: A jam optimist? Jo

10:06 / October 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama intervista
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media irlandeze Irish Times i ka kushtuar një artikull të saj procesit integrues të Shqipërisë.

Me titullin “Shqipëria nis një tjetër pengesë në rrugën e gjatë për në BE”, media irlandeze thotë se ndërsa Britania është drejt largimit nga BE, vendet lindore dhe të Ballkanit janë të etur për tu bërë pjesë e unionit.

Për median irlandeze ka folur dhe kryeministri Edi Rama. “A jam optimisit? Jo”, është shprehur kryeministri për gazetarin e “Irish Times”, Daniel McLaughin.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një mbështetje të fortë nga Brukseli i cili dëshiron ti shpërblejë këto vende për fillimin e reformave të shumëpritura.

“Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit tim, por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”, ka thënë Rama për median irlandeze.

Në shkrim thuhet se “Ndërsa Holanda, Danimarka dhe të tjerët dëshirojnë që Shqipëria të bëjë më shumë për të luftuar grupet kriminale dhe korrupsionin, Rama pikturon kombin e tij si viktimë e ndarjeve të veta të BE-së dhe debatin e udhëhequr nga francezët se si duhet të reformohet BE para se të zgjerohet më tej”.

“Ne jemi dëmi kolateral”, argumenton Rama nga mosmarrëveshja e BE për të ardhmen e vet. “Kur bombardohet diku dhe kopshti goditet, ne jemi kopshti”, ka thënë ai.

Përsa i përket reformës në drejtësi “Irish Times” shkruan se një numër prokurorësh dhe gjyqtarësh dhanë dorëheqjen apo u shkarkuan, por kjo solli një paralizë të sistemit juridik duke lënë mijëra dosje në pritje.

“Në pastruam aq shumë sa Gjykata Kushtetuese nuk funksionon praktikisht. Dhe tani ata (BE) thonë: Mirë, ju pastruat por nuk keni Gjykatë Kushtetuese””, ka thënë Rama për “Irish Times”.

Rama tha më tej se Shqipëria nuk kërkon të bëhet anëtar i BE-së javës tjetër, pasi kjo nuk mund të ndodhë pa një gjykatë kushtetuese. “Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit… e cila mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni në 10 vjet”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetari për kërkesën e BE për reforma të vështira, Rama ka dhënë këtë përgjigje: “Nuk pendohem për asgjë, sepse kjo është mirë për ne. Kjo është ajo që na duhet për vendin tonë dhe për brezat e ardhshëm.Në 10 vjet do të jetë një vend tjetër dhe do të kemi një shtet që funksionon krejtësisht ndryshe. Unë jam shumë i sigurtë për këtë”, ka thënë ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, përfituar me dokumente të falsifikuara

10:16 / November 20, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

10:13 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.