Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Në kafen e parlamentit vjen era hashash”/ Deputeti i PD përplaset me Majkon dhe Nikollën

14:54 / June 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha sot në Kuvend se në kafen e parlamentit ku qëndrojnë deputetët vjen era puro dhe hashash.

Pas deklaratës së tij pati reagime nga ana e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla dhe deputetit socialist Pandeli Majko të cilët i kërkuan të tërheqë deklaratën duke e cilësuar atë një fyerje për institucionin.

Sula më pas sqaroi se mund të ketë ngatërruar puron me hashashin duke qenë se nuk është përdorues i tyre.

Replikat në kuvend

Dashnor Sula: Pse armë të ftohta janë orizi dhe sheqeri. Këtu te kafja ngjitur vjen era puro që pinë pasanikët dhe qeveritarët. Mos të them ndonjë gjë tjetër që mund të vijë dhe era hashash.

Lindita Nikolla: Ju dëgjova me vëmendje dhe në fjalën tuaj deklaruat që në kafen e parlamentit pihet edhe hashash. Është fyerje e madhe për kolegët deputetë duke thënë një të pavërtetë të madhe.

Dashnor Sula: Nuk akuzova asnjeri. Nuk thashë që pihet hashash. Nuk marr vesh nga duhani se nuk pi kurrë. Puro atje të mbyt dhe mund ta ngatërroj edhe me hashash.

Pandeli Majko: Ne kemi shumë dëshirë t’i biem edhe vetes. Harrojmë që brenda politikës jemi edhe ne. Këtu u tha që para duhanit pihet edhe hashash. Ta trajtosh këtë sikur po ju hapet zemra dhe stomaku për fshatarët, kjo është gjë e gabuar. Duke dashur të bëhemi të ndjeshëm nxirrni anën e kundërt. Ju jeni përfaqësues të opozitës dhe opozita në thelb tenton të përfaqësojë moralin e shoqërisë. Para se të kërkoni nga maxhoranca duhet të ktheni pak kokën edhe nga vetja.

Dashnor Sula: Për respektin ndaj Majkos si ish kryeministër i vendit tim në këtë moment ndihem i zhgënjyer për qasjen që opozita ka ndaj meje dhe opozitës, Në raport me të vërtetën do i them gjërat troç. Kujt i pëlqen është zgjidhja e tij. Është në nderin e këtij parlamenti të mos shikojmë deri te gardhi jonë por ta shtrijnë më tej për të afërmit e tyre. Ashtu si foli me pasion kolegu i maxhorancës zoti Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.