Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Në Kanada paguhesha 5-herë më shumë”, flet për herë të parë ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Ramës ia kam ndarë gjërat

22:17 / June 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Visho Ajazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Visho Ajazi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, sot ambasador në NATO ka dhënë intervistën e tij të parë prej shumë vitesh ku ka treguar sakrificat e bëra gjatë kohës që jetonte në Shqipëri.

Në një intervistë për Radion “Jehona e Shqipes” në Bruksel, Ajazi ka rrëfyer gjithashtu edhe arsyet që e çuan të braktiste Kanadanë ku jetonte bashkë me familjen e tij, ku shprehet se paguhej 5 herë më shumë se në vendlindje.

Përsa i përket marrëdhënies që ka patur me kryeministrin Edi Rama, ish-kreu i SHISH tha se ja kishte bërë të qartë kryeministrit se ishte në atë detyrë vetëm për t’i shërbyer vendit të tij.

Ndër të tjera Ajazi tregon se Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar që të qëndrojë sërish në të njëjtin pozicion, por ai nuk ka pranuash për shkak se dëshironte të shërbente si një ambasador i NATO-s.

“Në gusht të 2012 m’u propozua të marr SHISH-in. Ishte surprizë për mua, sepse nuk isha përgatitur për këtë punë. Teknologjia është e lidhur shumë me inteligjencën. Pas një hezitimi të shkurtër thashë meqë unë kam ardh për ti shërbyer venditm thashë pse jo. Më kushtoi ky vendim personalisht, por e kam aritur vetveten.

Unë mora detyrën në gusht 2012, një detyrë shumë e kontestuar nga politika, dhe një detyrë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ligji mbi shërbimin është shumë i mirë, e mban jashtë politikës. Drejtori i shërbimit propozohet nga kryeministri dhe dekretohet nga presidenti. Kështu që u propozova nga kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha. Bujar Nishani ka qenë President.

Kam qenë i kujdesshëm për të qenë jashtë medias. Por për fat të keq jam cituar shumë në media megjithatë nuk kam qenë i shqetësuar shumë. Sa i përket, unë kam punuar 4 vjet me qeverinë e zotit Rama dhe një vit e gjysëm me qeverin demokratike. Marrëdhëniet kanë qenë korrekte, i kisha bërë të qartë qeverisë së zotit Rama se isha aty për të zbatuar ligjin. Pjesa tjetër isha në dispozicion të sigurisë kombëtare.

Së pari, që prej ditës që kam takuar zotin Rama dhe deri ditën që ika, asnjëherë të vetme nuk është thënë nga qeveria për largimin tim. Unë nuk jap dorëheqjen, sepse skam ardhur për të dhënë dorëheqjen. Dhe unë punova 4 vjet me qeverinë e parë Rama.

Pas zgjedhjeve të 2017, në ligj nuk është shënuar që drejtori i shërbimit ka mandat të pacaktuar. Edhe Meta më kërkoi të rrija me të për të mbaruar mandatin, por unë nuk doja. Sepse kishte kosto të madhe dhe familjare. Natyrshëm nuk e kisha të qartë se ku do shkoja. Por unë jam Akademik dhe kam punuar në sektorin privat në Kanada. Nuk kam pasur asnjë sfidë përsa i përket të mbijetuarit jashtë sistemit qeveritar. Sigurisht, në moshën time, mendoj se vlerësohet edhe kështu. Dhe kështu duhet të jetë. Çdokush duhet të kontribuojë për vendin e vet. Dhe unë po kontribuoj si ambasador në NATO.

Unë kam lënë një rrogë pesë herë më të madhe sesa rroga që merrja në Shqipëri. Dhe përsëri besoj se jam shpërblyer për punën që kam bërë. Dhe unë kam treguar porfesionalizëm dhe patriotizëm në kohëra më të lehta,”- ka rrëfyer ndër të tjera Visho Ajazi.

Në fund të intervistës ish-kreu i SHISH dha edhe një mesazh përsa i përket krizës politike në Shqipëri.

“Unë politikan nuk jam, por edhe si qytetar i Shqipërisë kam qenë emigrant. Atje punohet shumë. Gjëja e parë që sugjeroj është t’i kthehemi vetvetes. Të duam familjen, ky është mesazhi më i rëndësishëm që mund të bëjmë,”- përfundoi Vishaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.