Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale
Konkretisht, K.B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës r ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale ” Kontrabandë me mallra të tjerë”.
P.D., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale
” Dhunë në familje “.
A.S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivimi i bimëve narkotike”e kryer në bashkëpunim.
Edhe në ditët në vijim në mënyrë të pandërprerë Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës do vijojnë punën për kapjen e personave që cënojnë rendin dhe sigurinë publike me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.