Në kërkim nga Policia është Zabit Mehmedaj, ish-futbollisti i shpallur në kërkim për tritolin që shpërtheu ditën e djeshme në garazhin e Agrim Urajt dhe për dhunimin e një 64 vjeçari dy javë më parë.
Mësohet se ai është i afërm i Duel Mehmedaj, autor i vrasjes të të fortit të Shkodrës, Ridvan Ramazani. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në nëntor të vitit 2020 nga dy vëllezërit Duel Mehmedaj dhe Hydajet Mehmedaj, të cilët udhëtonin me motor.
Zabit Mehmedaj është kushëriri i Duel Mehmedajt, ky i fundit gjithashtu në kërkim për vrasjen e Ridvan Ramazanit.
