Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Tirananews.al mëson se bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Klosi, shtetasin Ervin Keta.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, me datën 14.12.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme“, njofton Policia.