Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Në kërkim për mashtrim kompjuterik, kapet 30-vjeçari në Tiranë

15:02 / April 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hacker on laptop
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 30-vjeçar nga Tirana, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik është vënë sot në pranga. Policia bën me dije se i arrestuari është  shtetasi J. M., 30 vjeç. Sipas hetimeve, ai së bashku me persona të tjerë mashtronin shtetas të huaj dhe i “joshnin” që të investonin në kriptovalutë.

Njoftimi i Polcisë: 

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Sunday”. Vihet në pranga një 30-vjeçar i kërkuar për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuaruar kriminal.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Spille, u bë lokalizini dhe arrestimi i shtetasit J. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.