Një gjykatë e pavarur në Londër ka arritur në përfundimin se ekzekutimi i të arrestuarve në Kinë për t’i marrë organet për transplant po vazhdon dhe viktimat janë kryesisht ndjekësit e burgosur të lëvizjes fetare pacifiste, Falun Gong.
Tribunali, i kryesuar nga Geoffrey Nice QC, i cili ishte prokuror në gjykatën penale ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, tha se me një vendim unanim ishte arritur në përfundimin se ishte “e sigurtë se Falun Gong është një burim – ndoshta burimi kryesor – i organeve të marra në mënyrë të detyruar”.
Gjatë seancave u tregua qartë se shumë njerëz kanë vdekur në mënyrë të mistershme dhe pa asnjë arsye dhe se shumë të tjerë mund të vuajnë në mënyrë të ngjashme…dhe se ligësia e tejskajshme po drejton për momentin një vend, një nga qytetërimet më të vjetra të planetit”.
Duke shtuar se nuk ka prova se mënxyra është ndalur, u arrit në përfundimin se, në fakt, kjo praktikë po vazhdon.
Gjykata ka marrë dëshmi nga ekspertë mjekësorë, hetues të të drejtave të njeriut dhe burime të tjera. 400 dëshmi erdhën nga të burgosurit në Kinë.
Midis të vrarëve për qëllimin e marrjes së organeve, mendohet se ka anëtarë të pakicave fetare, si Falun Gong. Ndërsa, ka më pak prova rreth trajtimit të tibetianëve, muslimanëve ujgur dhe disa sekteve të krishtera.
Kujtojmë se përndjekja e grupit Falun Gong filloi në vitin 1999, pasi kishte tërhequr dhjetëra miliona ndjekës dhe u pa nga pushteti si kërcënim për partinë komuniste.
Në vitin 2014, Kina njoftoi se do të ndalonte heqjen e organeve për transplantim nga të burgosurit e ekzekutuar dhe ka hedhur poshtë pretendimet si të motivuara politikisht dhe jo të vërteta. Por, koha e pritjes për transplatim organesh në Kınë vazhdon të jetë shumë e ulët, raporton Dıta, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
