TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Laçi përmbys Gjilanin në Pogradec

19:58 / June 26, 2022

SHBA/ Ndalimi i abortit, gratë në grevë: S’ka s*ks as me bashkëshortët

19:45 / June 26, 2022

PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve

19:37 / June 26, 2022

Sulmi në Oslo, autoritetet: Një akt terrorist

19:30 / June 26, 2022

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

Në korrik paralajmërohet sërish rritje e çmimit të qumështit, ja arsyeja

23:36 / June 14, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga muaji korrik pritet të ketë sërish rritje të çmimeve të bulmetit në vend. Kompanitë përpunuese janë në vështirësi për gjetjen e qumështit në vend, pasi prodhimi është me rënie. Mungesa e qumështit është krijuar nga shtrenjtimi i lëndëve ushqyese për kafshët.

Taulant Pupa administrator i kompanisë “Vita” u shpreh për “Monitor” se nga data 1-15 korrik do të rritet përsëri çmimi i qumështit që blihet nga fermerët. Arsyeja e rritjes së çmimit të qumështit nga korriku do të jetë nga shtimi i kostos të përpunimit të ushqimit të kafshëve e ndikuar nga shtrenjtimi i naftës.

“Me nisjen e sezonit të ri të korrave të grurit do të rritet kostoja e përpunimit të ushqimit të kafshëve. Çmimet për lidhjen e topit të kashtës nga 50 lekë do të arrijnë në 80 lekë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës. Kjo do të ndikojë për rritje tjetër të çmimit të qumështit nga fermeri. Edhe ne jemi të detyruar të rrisim çmimin e produkteve në përqindje të rritjes së qumështit. Nga janari i këtij viti po punojmë me marzhe shumë të ulëta fitimi për shkak të rritjes së kostove të prodhimit,” thotë ai.

Më 25 prill fabrika e qumështit “Vita” rriti çmimet nga 9 deri 11 % të kosit, djathit të deles dhe të lopës. Edhe në atë rast, rritja erdhi për shkak të shtrenjtimit të qumështit të fermerit.

Tendenca rritëse e qumështit të blerë nga fermeri këtë vit ka qenë e lartë në raport me 2021. Vjet qumështi i lopës është blerë nga fabrikat 58-59 Lekë/litër me TVSH, kurse tani po blihet maksimalisht 76-77 Lekë/litër me TVSH. Qumështi i deles nga 90 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 140 Lekë/litër me TVSH. Kurse çmimi maksimal i qumështit të dhisë ishte 60 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 90 lekë me TVSH.

Nga 1 qershori në treg u aplikua edhe një tjetër rritje e çmimeve të bulmetit. Disa operatorë rritën çmimit 6% deri 7%. Ketë vit secili operator ka rritur çmimet e produkteve të bulmetit dy herë, në periudhat mars-prill-qershor.

Sakaq mungesa e prodhimit ka pamundësuar edhe magazinimin e qumështit, ku për në muajt e pranverës prodhohej djathi i bardhë dhe kaçkavall.

“Jemi në vështirësi për gjetjen e qumështit. Në këto kushte e kemi të pamundur të magazinojmë qumësht, sepse nuk ka. Mungesa e prodhimit nisi që në stinën e pranverës. Tani në verë i kemi magazinat bosh. Nga Serbia, Kosova dhe Italia nuk ka më tepricë qumështi. Jemi në kushtet që prodhojmë dhe shesim, nuk magazinojmë dot. Qumësht lope nuk ka më, po zhduket edhe ai deles. Nëse do të rritet përsëri çmimi i qumështit jemi të detyruar të rrisim sërish çmimet, por rrezikojmë konsumin. Në të kundërt do ulim prodhimin”, pohoi për Monitor një tjetër përpunues i qumështit.

Nga 1 korriku me paketën e re fiskale të 2022 do të zbatohet edhe akcizën e re për gazin. Do të shtohen 6 lekë/litër taksë që do të përballohet nga industria. 

cmimi qumeshtit Rritje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kriza e çmimeve shton frikën te çiftet e reja

15:57 / June 26, 2022

“Furtuna sapo ka filluar”/ Kreu i Kadastrës paralajmëron grabitësit e pronave: Shkon Lamja natën djeg regjistrat…

12:57 / June 25, 2022

Pandemia/ Mbi 19 mijë pensionistë humbën jetë në 2021-shin

12:28 / June 25, 2022

SHISH jep alarmin, në Shqipëri po pastrohen para nëpërmjet kriptomonedhave

08:19 / June 25, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022

E rëndë në Elbasan, 16-vjeçarja i jep fund jetës

18:05 / June 26, 2022
Te fundit

Laçi përmbys Gjilanin në Pogradec

19:58 / June 26, 2022

SHBA/ Ndalimi i abortit, gratë në grevë: S’ka s*ks as me bashkëshortët

19:45 / June 26, 2022

PS takim me shqiptarët në Britani, Gjiknuri: Të angazhuar për votën e emigrantëve

19:37 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.