Ish deputeti i LSI-së, Përpari Spahiu thotë se nuk po bëhet asnjë analizë apo përpjekje për t’iu përshtatur krziës, duke përmenduar se janë mbyllur 33 mijë biznese duke nxjerrë të papunë 57 mijë persona.
Ai thotë se kriza nuk mund të zgjidhesh kur në kulmin e saj ulesh e mëson serbisht, duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama.
POSTIMI I PERPARIM SPAHIUT
A ndjen njeri që ky vend po qeveriset, pasi qeveri ka, padyshim!?
Mbyllen 33 mijë biznese, një e treta e tyre, duke nxjerrë të papunë 57 mijë persona dhe askush nuk flet, asgjë nuk thuhet.
Ashtu si dhe me pandeminë, që vetëm numërojnë të prekurit, ashtu dhe me çdo sektor, numërohen vetëm dëmet.
Asnjë analizë, asnjë incentivë, asnjë përpjekje për t’u përshtatur me krizën, madje pse jo, edhe përfituar nga ajo.
Por,
Nuk ka se si “të shkëlqesh” në kohë krize kur je i dështuar në kohë normale.
Nuk mund të zgjidhësh kriza kur je i mbytur në korrupsion, kur e vetmja ekonomi që di të bësh është ajo e parave të pista.
Nuk mund të zgjidhësh kriza kur në kulimin e saj Ti do të zgjidhësh kufinjtë me fqinjët.
Si mund të zgjidhësh kriza Ti kur në kulmin e saj ulesh e mëson serbisht?
