Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Në Lojërat Olimpike marrin pjesë lojtarë të Sport Klub Tiranës, Veliaj: Ku kemi investuar për sportin ia kemi parë hajrin

12:16 / July 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj1 2 601x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se është shumë i kënaqur me arritjet e sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në një lidhje direkte nga stadiumi ku edhe u hapën Lojërat Olimpike në Tokio, Veliaj tha se nuk e sheh si problem që të gjithë sportistët në këtë Olimpiadë janë të Sport Klub Tiranës dhe se ku është investuar për sportin i është parë hajri.

“Izmiri ka vite që trajnohet, bashkë me kolegë të tjerë. Mbaroi garën Erkand Qerimaj, sapo përcollëm për në Tiranë Briken Çaljan. Me rekordin kombëtar dhe arritjet e tyre jam shumë i kënaqur.

KOKSH ka qenë një lloj Astiri për sportin. Në një nga takimet që kishim dhe me kolegët e Komitetit Olimpik Botëror, një nga ankesat ishte që në Tiranë Komiteti Olimpik dhe sporti politizohej. I thashë keni të drejtë, ne politizojmë dhe rrugët dhe teatrot dhe kopshtin, por tani që ka stabilitet, në këto dy muaj që kemi pasur stabilitet, ekipi jo vetëm që është më i madh se ç’ka qenë në tre-katër olimpiadat e fundit, por ka dalë me rezultatet më të mira se ç’ka dalë ndonjëherë. Që do të thotë kur ne shqiptarët punojmë dhe nuk pengojmë njeri-tjetrin mund të bëjmë mrekullira. Kemi qenë të kënaqur me performancën e skuadrës”, tha Veliaj.

I pyetur nëse është rastësi se pse të gjithë sportistët e ekipit olimpik janë të Sport Klub Tiranës së Bashkisë, Veliaj tha se nuk e sheh si problem dhe se është investuar dhe janë nxjerrë talente kombëtare.

“Janë të gjithë lojtarë të Sport Klub Tiranës sepse bashkia që i investon, prodhon dhe talente kombëtare. Nuk e shoh si problem, e shoh si kompliment. Ajo që duhet të ndodhte është dhe një ftesë për kolegët e mi bashkiakë që të vazhdojnë ta rrisin buxhetin e sportit. Ajo që ka ndodhur në bashkinë e Tiranës ku kemi investuar për sportin ia kemi parë hajrin. Krenaria jonë më e madhe janë vajzat e djemtë e vegjël që ndoshta nuk do bëhen kurrë lojtarë olimpikë, por kalojnë kohën në palestrat që kemi bërë”, tha Veliaj.

Lojërat Olimpike veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.