Socialistët e Matit nuk kanë fituar vetëm postin e kryetarit të Bashkisë, por edhe shumicën në këshillin bashkiak. Pas numërimit të votave në 54 kuti votimi rezultoi se PS fitoi 11 nga 21 mandate. Gjatë fushatës elektorale kandidati Agron Malaj ftoi zgjedhësit të votonin masivisht edhe Partinë Socialiste.
PS fiton gjysmën e Këshillit Bashkiak në Mat ose 51.36% të votave ndërsa gjysma tjetër ndahet mes ABDE 10.35%, PDS 6.74%, P.GJ 7.73%, P.R.D.SH 7.09%, ADK 5.79%, PSM 5.01% dhe PSD 3.94%.
Në përbërje të këshillit ka specialistë të fushave të ndryshme, duke përfshirë në “parlamentin” lokal zona të ndryshme të bashkisë Mat. /tirananews.al/