Në qarkun e Lezhës janë gjobitur 3807 drejtues mjetesh gjatë gjithë muajit gusht për shkelje të ndryshme rrugore. Ndërkohë, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, si dhe janë vënë nën hetim në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë.
Po ashtu, janë vënë në hetim 8 drejtues mjetesh të cilët si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.
Shërbimet policore kanë bërë kontrolle duke përdorur drone e kamera si dhe kontrolle në terren e makina inteligjente.
Konkretisht, 2033 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
588 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara.
80 drejtues janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
181 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
35 drejtues mjetesh janë ndëshkuar 35 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
11 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mospërdorje të kaskës mbrojtëse si dhe për mospërdorim të jelekut fosforeshent gjatë natës.
Ndërsa 779 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të tjera të ndryshme rrugore.