Bota është duke luftuar në çdo hallkë të saj pandeminë e krijuar nga koronavirusit. Mbrojtja e shëndetit të njerëzve është prioriteti kryesor, ndërkohë që ajo ka mbërthyer çdo sferë të jetës, atë sociale dhe ekonomike.
Në front të kësaj lufte ndaj virusit të rrezikshëm janë bluzat e bardha që në çdo shtet po asistojnë të sëmurët e po përpiqen të parandalojnë përhapjen e COVID-19. Një nga këto shtete është dhe Gjermania ku ka mjaft shqiptarë që jetojnë por dhe mjekë e infermierë nga Shqipëria. Ata kanë zgjedhur të krijojnë Shoqatë e Mjekëve shqiptarë në Gjermani për ti ardhur në ndihmë bashkëkombasve tanë.
Dr. Ermal Xhaho është një prej tyre. Ai është mjek ORL dhe Kirurgji plastike te fytyres në Schön Klinik Düsseldorf, i cili gjithashtu ka sjellë në shqip botimin e Institutit Robert Koch që u vjen në ndihmë mjekëve të reanimacionit për t`u kujdesur dhe ndihmuar pacientët me COVID 19. Në një intervistë për tirananews.al dr. Ermali flet mbi nismën e ndërmarrë nga mjekët shqiptarë në Gjermani, ndihma që ofrohet si dhe për situatën aktuale.
“Rri në shtëpi-shpëto jetë” është thirrja që u bëhet sot të gjthë njerëzve nga mjekët dhe jo vetëm. Dr. Ermali thotë se personalisht ka anuluar pushimet në Shqipërin për sigurinë e prindërve dhe sigurisht për të qëndruar i gatshëm në punën e tij në spital.
Dr. Ermali prej vitesh tashmë jeni mjek ORL dhe i Kirurgjisë plastike të fytyrës Schön Klinik në Dusseldorf të Gjermanisë. Aktualisht ju dhe kolegët tuaj shqiptarë atje keni iniciuar Shoqatën e mjekëve shqiptarë në Gjermani. Si paraqitet situata e pandemisë së COVID 19 në Gjermani dhe masat që janë marrë?
Perhapja e infeksionit edhe ne Gjermani ka marre nje rritje dinamike. Aktualisht (shenim redaksional: e enjte, 26 mars 2020) jane rreth 40.000 te infektuar dhe 222 vdekje. Pavarsisht nje mortaliteti shume te ulet (rreth 0,5%) masat perforcohen cdo dite. Fillimisht u shmangen eventet me 1000 persona, ndersa tani pervec punes, ndalohen kontaktet per me shume se 2 persona. Gjobat fillojne nga 200 deri ne 5000 Euro. Duhet theksuar se Landi i Bayern dhe Rheinland Pfals jane karantinuar plotesisht. Masat per distancen jane ne cdo supermarket. Neper spitale ne cdo hyrje ka personel mjekesor qe kryen hyrjen e kontrolluar te pacienteve dhe nepermjet nje pyetesori te standartizuar vendos testimin apo dhe izolimine pacienteve. Shume spitale po kryejne trajnime te stafit mjekesor pervec mjekeve interniste dhe reanimatore per skenarin me te keq, shperthimin masiv te COVID 19.
Shoqata e mjekëve shqiptarë në Gjermani i shërben edhe shqiptarëve që jetojnë në shtetin gjerman qofshin me dokumente të rregullta apo jo. Si do të funksionojë ky mekanizëm?
Qellimi yne vullnetar i sherben Shqiptareve ne Gjermani si ure informacioni ne fushen e mjekesise. Pra e theksoj qe ne ofrojme asistence per pyetjet mjekesore dhe jo ne pyetjet e lejes te qendrimit sic mund te jete keqkuptuar. Nepermjet kontakteve tona konsultojme sa me shume paciente ne formen e nje telemjekesie. Kjo pervec ndihmes nga ana gjuhesore per pacientet eshte nje ndihme shume e madhe per te shmangur mbipopullimin e spitaleve dhe per te hequr nga triazhimi rastet e panevojshme per paraqitjen ne spital. Duke qene se numri i kolegeve tane ne Gjermani eshte shume i madh, ne pamundesi te kontaktimit tone personalisht, ftoj te gjithe mjeket te behen pjese e ekipeve tona te asistences.
Nga ana tjetër ju keni botuar në shqip rekomandimet mbi terapinë intensive të pacientëve me COVID 19 të Institutit Robert Koch. Cila është rëndësia e tij?
Instituti Robert Koch eshte instanca me e larte ne ministrine se shendetesise ne Gjermani dhe eshte baza shkencore dhe ligjore ne vendimmarrjen e politikes shendetesore. Ky artikull sherben si nje direktive skencore e trajtimit te pacienteve spitalore sidomos atyre kritike , por gjithashtu permban dhe rregullat baze te masave mbrojtese te personelit.
A keni kontaktuar ju apo Shoqata e Mjekëve Shqiptare në Gjermani me autoritete shëndetësore këtu në Shqipëri?
Ne jemi duke mbeshtetur virtualisht duke shperndare te dhenat personale (email, dhe nr. telefoni) dhe jemi te gatshem per cdo mbeshtetje brenda mundesive dhe kompetencave tona. Gjithashtu kemi besim ne menaxhimin e situates ne Shqiperi dhe falenderojme cdo profesion relevant te sistemit ne vecanti stafin e urgjencave.
E fundit, mesazhi juaj për të gjithë në këto kohë të vështira?
Ne kete sfide te madhe historike ndergjegjesimi dhe solidariteti nga secili nga ne duhet te jete shume i larte. Une personalisht pervec kontributit si doktor kam anulluar pushimet ne Shqiperi per sigurine e prinderve dhe sigurisht per te qendruar i gatshem punes ne spital. Kjo eshte nje lufte ku fatkeqesisht nuk mund te jete stafi mjekesor luftetari i vetem, persa kohe nuk ka nje kure te bazuar ne evidence. Ne kete sfide jemi te gjithe te perfshire dhe cdokush luan nje rol per veten, familjen dhe shoqerine. Mesazhi im vetem eshte:
“Rri ne shtepi- Shpeto Jete“.
Nqs ne mbeshtesim njeri tjetrin duke shmangur kontaktet sociale, duke ndenjur ne shtepi, ne ngadalesojm perhapjen e virusit dhe ulim rrezikun e katastrofave si ne Itali. Nuk ka qene asnjehere me e lehte te shpetosh jete njerezish thjesht duke qendruar ne shtepi. Mendoni vetem sa doktore, infermiere, police, farmaciste do te donin te ishin ne rolin tuaj! / tirananews.al
