Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ne nuk e lëmë me kaq. Djali ishte i qetë, punonte gjithë ditën”/ Ndërhyri të largonte vëllanë nga… Familja i bën premtimin

11:24 / June 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aleksandër Petanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familjarët e 26-vjeçarit Aleksandër Petanaj, kanë premtuar se do t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së ngjarjes për vrasjen e tij. 26-vjeçari, u qëllua me thikë në zemër nga G. Tartaraj disa ditë më parë. I riu u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë në sallën e operacionit katër orë pas ngjarjes. Kur kanë kaluar disa ditë nga largimi i tij nga jeta, në familjen e tij ka pllakosur hidhërimi, ndërsa të afërm të tij janë shprehur se viktima ishte një person shumë i qetë. Në një intervistë për Panorama.al, ata janë shprehur se 26-vjeçarit i kanë bërë pritë 10-15 veta me dy makina, teksa ishte duke u kthyer me biçikletë nga puna që bënte në mobilieri. “Aleksandri po kthehej natën nga Vlora me biçikletë. Kishte qenë në punë në mobilieri. Në pyllin e Sodës i kanë bërë pritë. Kanë qenë rreth 10- 15 vetë me dy makina. Pasi e kanë sharë dhe goditur disa herë, e kanë qëlluar me thikë. Ai që e qëlloi është shok klase me vëllain e Aleksandrit. Janë zënë edhe më parë, por gjëra fëmijësh. Jemi në një lagje me atë që është arrestuar. Ne nuk e lëmë me kaq. Na iku djali. Aleksandri nuk ngacmonte njeri, punonte gjithë ditën në mobilieri”, janë shprehur ata. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjen e të enjtes në Pyllin e Sodës, ku pas një konflkti 15-vjeçari vrau me thikë në zemër Aleksandër Petanajn. Gjatë sherrit viktima hyri për të mbrojtur vëllain e tij, por 15-vjeçari Gabriel Tartaraj e goditi me thikë. Policia ka arrestuar autorin, ndërkohë po punon edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

aleksander petanaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.