Piloti indian i kapur në Pakistan do të lirohet të premten, raporton BBC, duke cituar deklaratë të kryeministrit pakistanez ImranKhan, pavarësisht tensionit në Kashmir.
Të mërkurën, Pakistani publikoi një video të pilotit. Të dy shtetet i janë rikthyer tensioneve të forta të tyre pas luftës së vitit 1971 duke frikësuar botën se dy fuqitë bërthamore do të përplasen ushtarakisht.
E gjitha nisi në zonën problematike të Kashmirit, ku avionët indian bombarduan baza të një grupi militantësh që i akuzonin se vranë më shumë se 40 ushtarë të tyre me sulme me bomba.
Pas kësaj, Pakistani sulmoi zona brenda territorit Indian duke sjellë reagimin e këtyre të fundit sërish.
