Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore është në pritje të marrjes së mandatit si deputet, i shkëputur nga listat e kandidatëve të demokratëve.
Mbase po i ecën mbarë në politikë, por jo në jetën sentimentale. Dosja.al shkruan se bashkëshortja e tij Mirjana Kalaci ka kërkuar prishjen e martesës me deputetin e ardhshëm.
Lexo edhe: Do bëhet deputet, Gjuzi tregon Ambasadat e huaja që e kanë kontaktuar
Sot ishte parashikuar seanca e pajtimit, ndërsa takimi tjetër në Gjykatën e Tiranës do të jetë më 9 maj.
Ai është përfolur shpesh në media për deklaratat e tij se do të ishte kryetari i “opozitës së re”, por prapë një lajm i keq për të pasi dje u zyrtarizua si e tillë Rudina Hajdari.
Lexo edhe: “Opozita e re sapo ka lindur”, kandidati i PD-së bën deklaratën e fortë