Në një bashkëbisedim të drejtpëdrejtë në facebook, kryeministri Rama i është përgjigjur shumë prej pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me përfitimet e pagave, punën, kategoritë e bizneseve që do të nisin aktivitetin, etj, ndërsa nuk kanë munguar as replikat me nota ironie nga ana e Ramës në drejtim të disa qytetarëve.
Është pikërisht një berber i cili e pyet kryeministrin nëse ai e përfiton apo jo pagën e luftës.
“Përshëndetje jam një berber i punësuar te një sallon, jam i siguruar, deshs tu pyes kur do e marrim pagën e luftës, Apo ne që bëjmë punë leshi lesht kena per të marr”-ka shkruar qytetari.
Pas këtij komenti nuk ka munguar as përgjigja e kryeministrit i cili i kthehet:
“…do marrësh 400 mije leke nga paketa e zgjeruar dhe meso te qethesh leshin e gjuhes tende nderkohe qe je pa pune.”

Tirananews.al
