Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ironizon kryeministrin Rama, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit sot në Shijak ku u prezantuan godinat e reja të banimit që do të ndërtohen pas tërmetit.
Në fjalën e tij Rama komplimentonte punën që ka bërë në Shijak kryebashkiaku i atjeshëm Elton Arbana, ndërsa tha se socialistët kishin bërë një zgjedhje shumë të mirë për atë qytet.
“Edi Rama qenka magjepsur sot nga “kryetari” i Bashkise se Shijakut! Djal i mire, njeri korrekt, i perkushtuar, i zoti, me sens praktik dhe i pergjegjshem. Behet fjale per Elton Arbanen, ate njeriun qe Astrit Avdylaj, Niçja i Shijakut pra, i dosjes 339 e urdheronte si rreshter te krimit dhe ky i nenshtrohej si skllav i bindur!
Ky eshte shembulli me i fresket se adhurimi i Rames, per krimin e kriminelet eshte si puna e vesit qe del vetem me shpirtin! Edi Rama eshte Niçja, eshte Arbana, eshte Gjushi, eshte krimi”, shkruan Alibeaj, ndërsa shpërndan dhe videon e postuar prej tij.