TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

65-vjeçari grabit bankën në mes të Milanos, pas 25 minutash i dorëzon paratë në polici

18:05 / July 1, 2022

16-vjeçarja në Peshkopi shkon me urgjencë në spital, u vetëplagos me armë gjahu

18:03 / July 1, 2022

A ekzistojnë UFO-t?/ Avokati tregon historinë e pazakontë: Njoh dikë që thotë se flet me xhindet

17:55 / July 1, 2022

Nga avokati i Ilir Metës tek kryebashkiakët, kush janë emrat e njohur që kanë folur në telefon me prokurorin e shkarkuar Arjan Ndoja

17:33 / July 1, 2022

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, vdes 31-vjeçari nga Devolli

17:31 / July 1, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Shëndeti

Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës

13:25 / May 28, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kanceri kolorektal është formacion tumoral që rritet në murin e zorrës së trashë.
Sipas një analize të ekspertit të shëndetit publik në ISHP, Alban Ylli, ky kancer ka pësuar rritje të rëndësishme në vendin tonë në 10 vitet e fundit.

I pyetur, Ylli shpjegon se për një periudhë 3 vjeçare(2017-2019) në Shqipëri janë diagnostikuar çdo vit rreth 400 raste te reja me kancer kolo-rektal.

Sipas Yllit, ka një dyfishim të rasteve krahasuar me vitet e mëparshme. Ai shton se merr rëndësi fakti që edhe moshat 35-40 vjeç kanë filluar të preken nga kjo sëmundje.
“Incidenca e kancerit te zorrës se trashë është më e lartë te meshkujt, krahasuar me femrat, duke filluar nga mosha 50 vjeç. Incidenca është dukshëm me e madhe tek meshkujt në moshën 60-69 vjeç krahasuar me femrat. Kjo dukuri vërehet si në vendin tone ashtu edhe në botë”, shpjegon Ylli.

Të dhënat nga studime të ndryshme kanë treguar se kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri rektal shpesh grupohen së bashku. Kjo sepse kanë karakteristika të përbashkëta. Risku për kancer të zorrës së trashë rritet në mënyrë graduale me moshën, deri në moshën 70 vjeç.

Eksperti, shpjegon se kanceri kolorektal lidhet me stilin e jetesës.Gjithashtu fillimi i programit masiv të depistimit ka treguar raste fillestare.
“Rritja e shtrimeve spitalore është më e larte se rritja e incidences se këtij kanceri. Kjo tregon një numër gjithnjë e më të lartë kontaktesh të rasteve të diagnostikuara me sistemin shëndetësor”, shton Ylli.

Duke parë të dhënat deri në vitin 2019 duket se incidenca rezulton te jete mesatarisht më e lartë në qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Korçës dhe Fierit.
Eksperti ka analizuar se totali i rasteve të reja në popullatën se qarkut Tiranë përben rreth një të treten të totalit të rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe nga gjithë vendi.


Shumica e kancereve kolorektal, fillojnë si një rritje në pjesën e brendshëm të zorrës së trashë ose rektumit. Këto rritje quhen polipe. Disa lloje të polipeve mund të shndërrohen në kancer me kalimin e kohës (zakonisht shumë vite).

Sipas të dhënave vdekjet nga kanceri i zorrës së trashë zënë 6.2% ndaj totalit të vdekjeve nga tumoret. Përqindja më e larte është tek meshkujt (53%) krahasuar me femrat (47%).
“Gjate 5 viteve të periudhës para pandemike, vërehet një rritje e nivelit të përgjithshëm të vdekshmërisë. Konkretisht në vitin 2019 ishte 8.4 për 100 000 banorë, me një rritje prej 6.4%”,përfundon Ylli.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ilaçi natyror që shëron 7 sëmundje

09:43 / July 1, 2022

Hidratimi në verë, mjeku tregon sesa ujë duhet të konsumojmë

08:40 / July 1, 2022

Çfarë duhet të dini para se të blini produkte për fytyrën

23:15 / June 30, 2022

Ushqimet që nuk duhen kombinuar me njëra-tjetrën

19:56 / June 30, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Nga avokati i Ilir Metës tek kryebashkiakët, kush janë emrat e njohur që kanë folur në telefon me prokurorin e shkarkuar Arjan Ndoja

17:33 / July 1, 2022

Video epike nga Samiti i NATO-s, momenti kur Boris Johnson “trembet” nga Erdogan (Video)

17:07 / July 1, 2022

Rrëfimi i gruas nga Tirana: Më dhunon gjithë fshati. Burri ua ka lënë porosi nga burgu

16:28 / July 1, 2022

VIDEO / Pamjet e plagosjes më kaçavidë në Tiranë

16:21 / July 1, 2022
Te fundit

65-vjeçari grabit bankën në mes të Milanos, pas 25 minutash i dorëzon paratë në polici

18:05 / July 1, 2022

16-vjeçarja në Peshkopi shkon me urgjencë në spital, u vetëplagos me armë gjahu

18:03 / July 1, 2022

A ekzistojnë UFO-t?/ Avokati tregon historinë e pazakontë: Njoh dikë që thotë se flet me xhindet

17:55 / July 1, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.