Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me artikullin më të fundit të medias britanike, Independent në lidhje me tregtinë e kafshëve të egra në Shqipëri.
Dje media britanike shkruante se në një lokal në Drilon shitet mish ariu në sezon, dhe lajmi bëri bujë gjithandej, pasi artikulli ishte bazuar në një analizë të Shoqatës së Mbrojtjes së Kafshëve, 4 Putrat.
Por Rama e ka quajtur një mashtrim artikullin e Independent dhe e ka cilësuar kazan edhe median britanike. Kreu i qeverisë tha se në Shqipëri ka arinj sa të duash, por jo për shitje.
“Kazani nuk është ekskluzivisht shqiptar, nuk ka vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi. Ka edhe në Greqi. Në një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje të fshehtë….Ka sa të duash. Kishte dhe një kazan dje në Angli, dhe thoshte se në Shqipëri shitet mish ariu. Arinj ka sa të duash në Shqipëri, por nuk i kemi për shitje,”– tha Rama duke hedhur poshtë versionin e mediave ndërkombëtare.
