Kryeministri Edi Rama, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë inspektuar sot punimet për rindërtimin e shtëpive në Baldushk.
Rama, pasi pa punimet nga afër, deklaroi se po ecet me ritme të larta, duke vlerësuar se qeveria do që të fusë në banesa qytetarët përpara Vitit të Ri.
Edi Rama vlerësoi se po punohet shumë shpejt, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tragjedia e 26 nëntorit.
POSTIMI I RAMES
RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË
🏡Baldushk, Tiranë – VAZHDON PAPUSHIM PUNA PËR RINDËRTIMIN E SHTËPIVE të familjeve të prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit.
Po ecim me ritme të larta për të futur në shtëpi sa më shumë familje për Vitin e Ri, ndërkohë që edhe kantieret e pallateve janë në proces, diku me infrastrukturën e diku me lidhjen e kontratave për fillimin e punës. Edhe pak durim, kush u godit më keq dhe po pret të rikthehet në shtëpi, do të ketë një shtëpi më të mirë, më të bukur, më të fortë, e ne jemi këtu për të bërë atë që themi😍
