Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Në spital më vranë djalin”

19:58 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nena qan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi blen një tufë me lule, këmbët e çojnë drejt varrit të të birit, Spartakut.


Mbushen dy vjet nga vdekja e djalit. Dy vjet më parë, Spartak Mazhi vendosi të kryente në një spital privat në Tiranë një ngushtim të stomakut për t’u dobësuar.

Megjithëse doli nga spitali, plaga vazhdonte t’i rridhte. Operacioni u krye nga një mjek grek dhe dy mjekë shqiptarë.

Në varëse dhe unazë nëna mban të gdhendur portretin e djalit. Pasi qëndroi për 17 ditë në spital në një gjendje që nuk përmirësohej, vendosin ta dërgojnë në Greqi.

Trupi i djalit iu nënshtrua autopsisë në Spitalin e Korinthit dhe më pas trupi erdhi në Shqipëri në morg, ku u zbulua se në trupin e djalit nuk ndodheshin zemra, truri dhe stomaku. Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se në këto kushte nuk mund të shprehen për shkakun e vdekjes së djalit.

Prokurori Petrit Hysa pushoi çështjen. Por, familja e dërgoi atë në gjykatë duke akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe manipulim të provave për fshehjen e shkakut të vërtetë të vdekjes. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendosi në fund të majit të urdhërojë prokurorinë të vazhdojë hetimet sipas detyrave të caktuara nga gjykata, të cilat duhet t’i përmbushë në afatin kohor të 6 muajve duke filluar nga 30 maji i 2019.

Bashkëpunëtori i mjekut grek i thirrur për këtë rast në Tiranë me qëllim parandalimin e vdekjes së djalit, i marrë në pyetje nën betim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korinthit, ku djali dha shpirt, ka nënvizuar faktin që kjo situatë u shkatua nga qepja jo cilësore e cila është shqyer pas kryerjes së operacionit në spitalin privat në Tiranë. / tch

Petrit Hysa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë, jo pasojë e parave të pista

14:29 / July 17, 2026

Vrasjet, Shqipëria në minimum historik/ Ministri i Brendshëm: Raporti i 6 mujorit të parë, ulet krimi

14:22 / July 17, 2026

Rama dhe Ibrahimaj prezantojnë programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme

13:00 / July 17, 2026

Ferit Hoxha takon homologun serb në Uashington: ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të papranueshme të ministres serbe për Kosovën

12:46 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.