Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në tokën me misër kishte mbjellë kanabis, Policia arreston 60-vjeçarin teksa po ujiste

12:27 / September 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 60-vjeçar është kapur mat nga Policia, pasi kishte mbjellë kanabis në tokën një sipërfaqe toke të mbjellë me misër. Në pranga ka rënë B.G, 60 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Mësohet se ai është pikasur teksa ujiste kanabisin që kishte kultivuar nëpër tokën e tij, të mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre. Në total u gjetën 17 bimë narkotike cannabis sativa. Ndaj 60-vjeçarit rëndonte akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë

Kapet në flagrancë në fshatin Ngjeqar, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, arrestohet 60-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies bimët narkotike cannabis sativa, të cilat ky shtetas i kishte fshehur në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër.

Në vijim të operacioneve me fokus konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier finalizuan operacionin policor anticannabis të koduar “Ngjeqar”.

Si rezultat i kontrolleve, në territorin e fshatit Ngjeqar, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin B. G., teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar nëpër tokën e tij, të mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. G., 60 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 17 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

60-vjeç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.