Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në vend të Bashës, Jonathan Moore takon Rudina Hajdarin. Dalin fotot e takimit

20:38 / April 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
56462480 981671348844017 4019406278802538496 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me vendimin e marrë për të mos djegur mandatin e deputetes dhe për të dalë kundër PD-së, Rudina Hajdari ka tërhequr edhe vëmendjen e faktorit ndërkombëtar.

Ajo është takuar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare, Jonathan Moore, me të cilin diskutoi rreth situatës së pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht.

Teksa ka postuar fotot e takimit në profilin e saj, Hajdari thekson se aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria. Ajo shton më tej se synimi duhet të jetë gjetja e një zgjidhjeje që garanton në radhë të parë interesin e qytetarëve dhe të kombit për forcimin demokracisë dhe aspiratës Evropiane.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një takim me Z. Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht.

Shqipëria është prej më shumë se dy dekadash anëtare e Këshillit të Evropës, prej 10 vitesh anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe aspiron që së shpejti të jetë anëtare Bashkimit Evropian. Të gjithë ingredinetët diktojnë domosdoshmërinë për rivendosjen e rendit Kushtetues dhe Shtetit të së Drejtës.

Qytetarët Shqiptarë meritojnë dhe duhet të gëzojnë paqe sociale, rend dhe siguri, sundim të ligjit, politika afat-gjata zhvilluese, progres ekonomiko-social, integritet institucional, përgjegjshmëri dhe mirëqeverisje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë për çdo qytetar Shqiptar aleatët e bekuar të Shqipërisë që na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike si engjull mbrojtës duke na udhëzuar në zgjidhje të dobishme dhe largëpamëse që nxjerrin faqebarrdhë Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Aktorët politik kanë përgjegjësinë e që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, me objektiv për të siguruar një zgjidhje që garanton në radhë të parë interesin e qytetarëve dhe të kombit për forcimin demokracisë dhe aspiratës Evropiane. 


56764630 981671468844005 7756970395550351360 n

Basha Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.