Një ngjyrë intensive, vitaminoze që nuk perëndon kurrë e kthehet gjithmonë e më e bukur dhe elektrizuese. E keni idenë për kë ngjyrë po flasim?
Nuancat e këtij viti ndryshojnë në bazë të pantonit, nga ajo më e qarta në nuancat që mund të kombinohen mjaft bukur 24 orë në 24.
Kombinimi që është parë më shumë në pasarela? Miksohet me aksesorët dhe këtë na e mëson Emporio Armani që e kombinon me çantë lëkurë shkëlqyese apo çizme të kuqe. Ndërsa Gucci fokusohet tek kontrastet e të verdhën dhe Bottega Veneta tek efektet e agrume.
Nuk jeni ende të bindur që portokallia është mbretëresha e vjeshtës? Shihni fotot!