Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç i përfshirë dhe djali i oficerit të Policisë së Shtetit

16:34 / June 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eduart Lamaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eduart Lamaj, autori kryesor i vrasjes së biznesmenit Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit në Laç, e kreu krimin duke i marrë mjetin një mikun të tij, por i hoqi targat për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Në sajë edhe të dëshmisë së tij, pasditen e së martës, u sekuestrua pikërisht kjo makinë tip Golf 5 e përdorur ditën e vrasjes. Pas ngjarjes, ai i kishte mbivendosur sërish targat, ndërsa mjetin e kishte pakuar në një rrugicë në zonën e “Don Boskos”, në kryeqytet.

Burime pranë grupit hetimor sqaruan se makina ishte në pronësi të Shpëtim Bodurit. Ky i fundit u mor në pyetje nga hetuesit, duke deklaruar se mjetin ja kishte lënë në përdorim mikut të tij, Eduartit.

Për të zbardhur edhe më shumë rrethanat e kësaj ngjarjeje, blutë e morën Lamajn sërish në pyetje.

30 vjeçari nga Laçi u dha hetuesve emrat e 3 personave të tjerë me të cilët bashkëpunoi në krim. Tashmë, policia ka shpallur në kërkim Ilir Xhepaj, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Likaj 33 vjeç, Elson Alija apo i njohur me identitetin e dytë si Oltion Vlashi 31 vjeç, si dhe Klaudio Perkola, 21 vjeç. Burime të besuara pranë grupit hetimor thanë për ABC News, se Klaudio Perkola është djali i një oficeri në Policinë e Shtetit.

Emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare është edhe Ilir Xhepaj. Ai rezultonte në kërkim edhe për të tjetër ngjarje. Më 15 Maj të këtij viti, Xhepaj plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.