Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Negociatat, Lajcak: Në tetor BE të tregojë sa serioze është. Linkevicius: Çështje performance, jo kalendari

11:00 / August 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lajcak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, vend i cili mban presidencën e radhës së OSBE-së, shprehet se në tetor duhet të jepet sinjal i fuqishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përsa i përket çeljes së negociatave.

Ai ka folur për gazetarët gjatë takimit informal të ministrave të Punëve të Jashtme, Gymnich, që po zhvillohet në Helsinki të Finlandës.

“Do të keni më shumë në tetor në Këshillin e përgjithshëm. Mendoj se do të ishte një sinjal i fuqishëm se sa serioz jemi ne. Unë shpresoj që ne të jemi serioz”, ka thënë Lajcak.

I pyetur nga gazetarët se çfarë kuptonte me sinjal të fuqishëm, një shans për çelje negociatash, Lajçak tha: “Shpresojmë të ketë një ftesë sepse do të kishte pasoja serioze për të ardhmen e procesit të zgjerimit”.

Lajcak shpreson që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin njëkohësisht dritën jeshile për çeljen e negociatave duke e parë si prove serioziteti të Bashkimit Evropian lidhur me procesin e zgjerimit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Por bashkëkombasi i tij, ish eurodeputeti sllovak Eduard Kukan në një intervistë pak ditë më parë u shpreh skeptik për Shqipërinë.

Kukan mendon se nisur nga situata aktuale politike në Shqipëri, çelja e negociatave për vendin tonë do të ishte joreale.

Lexo edhe- Shuhen shanset për çeljen e negociatave në vjeshtë? Kukan: Joreale që Shqipëria të marr një datë

“Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita ka bojkotuar Parlamentin, e mbi të gjitha shqiptarët nuk po gjejnë kompromise”, thekson ai, duke shtuar se do të ishte joreale për Shqipërinë të merrte një datë në këtë moment.

linkevicius
Linas Antanas Linkevicius, ministri i jashtëm i Lituanisë

Ndërsa për ministrin e jashtëm të Lituanisë, Linkevicius, procesi i zgjerimit duhet të drejtohet nga performanca e shteteve që duan ti bashkohen BE-së dhe jo nga kalendari.

“Nuk duhet të ketë një rrugë të shpejtë, por duhet të plotësojnë kërkesat. Sinqerisht ky proces, duke folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor do të thosha se është mirë të jenë pjesë e jona. Por procesi duhet të drejtohet nga performanca jo nga kalendari. Ka kushte që duhen plotësuar dhe mund të përmend këtu në linjë me BE, politikën e përbashkët për sigurinë, e cila është e rëndësishme. Vendet që duan ti bashkohen klubit duhet t’i përgjigjen rregullave, vlerave dhe parimeve. Nuk është rasti gjithmonë, por në përgjithësi ne shpresojmë që procesi të shkojë në rrugën e duhur dhe ne do e mbështesim”, ka thënë Linas Antanas Linkevicius, ministri i jashtëm i Lituanisë.

Miroslav Lajcak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.